Kurti priti ministrin e Jashtëm të Greqisë, vlerësohen “raportet e shkëlqyeshme ndërmjet të dyja vendeve”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në një drekë pune Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se në takim u bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ndërsa u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve.

Kryeministri Kurti ritheksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.

“U bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor”, thuhet tutje në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu