Kurti publikon foto nga takimi me Ramën e Taravarin: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në profilin e tij në rrjetet sociale ka publikuar foto nga takimi i përbashkët në Shkup me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin. Ky takim u zhvillua në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së që u mbajt në Shkup.

Kurti përmes këtij takimi ka përcjell edhe një mesazh duke shkruar se “shqiptarët e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Duhet të jemi krah njëri-tjetrit”.

“Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët. Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”, shkroi Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu