Kurti: Sot nënshkruam 19 marrëveshje, këto janë dëshmi të forta të bashkëpunimit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tha se mbledhjet e përbashkëta janë dëshmi të forta të bashkëpunimit tonë.

“Gëzohem që sot nënshkruam 19 marrëveshje të tjera, në fushën e arsimit, shëndetësisë, sigurisë e fusha të tjera. Marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve bëhen për ti shtuar marrëdhëniet dhe për t’i ofruar qytetarët, të përbashkuar si sot rreth nevojës e dëshirës për zhvillim, barazi e mirëqenie”, tha Kurti.

Kurti shtoi se sot kur shënojmë ditën e refugjatëve nuk mund të mos e kujtojmë rolin e Shqipërisë që kishin në luftën tonë për çlirim.

Vendet tona nuk i bënë bashkë vetëm interesi, por interesi jonë është që të qëndrojmë bashkë”, tha Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu