Kurti: Thaçi shtetrrënues ndërsa Haradinaj zhvatës

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë korrupsioni në Kosovë kurrë nuk ka qenë më transparent, njofton Klan Kosovës.

Ai ka thënë se në shtetrrënimin e Kosovës po kontribuon Presidenti Hashim Thaçi, ndërsa zhvatjen e tij Kryeministri Ramush Haradinaj.

“Për President dhe Kryeministër ka dy bajraktar fisesh, janë të ndryshëm, por janë të njëjtë”, ka thënë Kurti në seancën plenare të Kuvendit.

“Pazar me Specialen, pazar me tokën e Kosovës, pazar me asfaltin. Nuk na bëjnë as shtetin, as zhvillimin, për atë nuk e duan as shtetin, as zhvillimin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu