Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter është shprehur se natën e mbrëmshme ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me dy granata dore , duke shkaktuar kështu dëme në vetura që ndodheshin afër objektit.
Tutje Kurti u shpreh se ska pasur lëndime në persona por edhe mund të kishte ndodhur, ai tha se i bënë thirrje Serbisë që ti ndalë nxitjet e dhunës para se të ketë humbje jete.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat që ndodheshin afër. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”, ka shkruar ai./Gazeta10










