Kush dëshiron t’i sheh shqiptarët në errësirë?

Nga: Abdulla Mehmeti

Errësirën ku armiqtë kanë dashur t’i shohin shqiptarët gjithmonë, DRITA HYJNORE E UNIVERSITETIT TË TETOVËS e ka shporur 25 vjet më parë!

Nuk është aspak rastësi që shtatorja e rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, prof. dr. Fadil Sulejmani, natën e parë pas inaugurimit të saj do ta kalojë në errësirë!

Pesë orë më parë e kam shpërndarë shkrimin e mëposhtëm për fatin e pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit, dhe vetëm dy orë më vonë, sapo ka rënë terri i mbrëmjes mbi qytetin e Tetovës, i vetmi objekt pa drita në këtë qytet mbeti Rektorati i këtij Universiteti, ku sot u përurua shtatorja e rektorit të parë, prof. dr. Fadil Sulejmani, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të punës së këtij Universiteti.

Nuk është aspak rastësi dhe e papritur që natën e parë pas inaugurimit para Rektoratit të Universitetit, shtatorja e rektorit të parë të këtij Universiteti ta kalojë nëpër terr, siç kanë dashur gjithmonë armiqtë ta shohin në terr popullin shqiptar në Maqedoni, por 25 vjet më parë DRITA HYJNORE E UNIVERSITETIT UA KA HAPUR SYTË shqiptarëve në Maqedoni, PËRGJITHMONË.

(16.XII.2019, ora 17:30)

* * *

“Dy janë ngjarjet më të rëndësishme që kanë bërë kthesa historike gjatë shekullit XX, për popullin shqiptar në Maqedoni dhe kombin shqiptar në përgjithësi; Kongresi i Manastirit (1908) dhe Kuvendi për themelimin e Universitetit të Tetovës (1994), i pari për shkëputjen e shqiptarëve nga mendësia otomane dhe i dyti nga mendësia komuniste jugosllave.”

– Abdulla Mehmeti

PJESËMARRËSIT E KONGRESIT TË MANASTIRIT U VRANË, HELMUAN, ANETEMUAN DHE IU ZHDUKËN VARRET

Intelektualët shqiptarë që e organizuan Kongresin e Manastirit, e hartuan Abëcënë e njësuar shqipe dhe hapën shkollat në gjuhën shqipe, u vranë, helmuan, anatemuan dhe ua zhdukën varret.

* * *
(16.XII.2019, ora 14:30)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu