Kush e merr PS-në nëse ikën Rama? Kreshnik Spahiu zbulon emrin e politikanit të njohur: Është 5 herë më lartë

Juristi Kreshnik Spahiu tha se pëlqyeshmëria më e lartë për Erion Veliaj krahasuar me dy liderët e tjerë Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashës lidhet me strategjitë e ndryshme që kanë PS dhe PD për politikanët e rinj.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se fakti që Veliaj vlerësohet 5 herë më lart se Alibeaj e Basha dhe është zëvendësi potencial i Ramës në krye të partisë dhe qeverisë, lidhet me faktin se PS ka investuar për liderët e rinj, ndërkohë që PD e ka baltosur gjeneratën e re brenda saj më shumë se kundërshtarët politikë.

“Socialistët kanë investuar për një elitë të re, ndërsa demokratët e kanë baltosur, kanë bërë investimin e gabuar dhe e kanë pështyrë vetë investimin e tyre. Basha dhe Alibeaj janë më të papëlqyerit për shkak të baltës së hedhur nga Berisha. PD shemb urat që kanë ndërtuar vetë, ja kanë bërë gropën vetes nuk ja ka bërë kundërshtari”, tha Spahiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu