Kush është aktorja shqiptare që do të bëjë Netflix të flasë shqip

Arbnora Ademaj është bërë prej disa kohësh pjesë e kinematografisë turke. Një vit më parë, ajo u zhvendos në Turqi ku u bë pjesë e serialit “Kirik Hayatlar”. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Arbnora zbuloi gjithashtu se po punonte për një tjetër serial për të cilin nuk zbuloi shumë detaje.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance With Me” në TV Klan. Ajo tregoi se ka lënë dy projekte të rëndësishme në Turqi për t’u bërë pjesë e këtij spektakli. “Për të qenë pjesë e këtij spektakli kam anuluar 2 projekte në Turqi dhe kam ardhur enkas për këtë projekt këtu“, tha ajo.

Mes të tjerash, ajo zbuloi se do të jetë pjesë e një filmi që do të debutojë në Netflix, ku do të flasë shqip. “Një gjë mund ta zbuloj për publikun shqiptar. Përveçse do të jem në Netflix do të flas dhe shqip, kjo është më e bukura e gjithë kësaj”, tha Ademaj duke mos dhënë shumë detaje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu