Kush është klubi më i pasur i futbollit në Maqedoninë e Veriut

Futbolli edhe pse në botë është bërë makineri e parave, në Maqedoninë e Veriut nuk është se ka përfitime të mëdha, pasi që të ardhurat totale të tetë klubeve të ligës së parë vitin e kaluar mezi kanë mbërritur në 5 milionë euro, një vlerë sa një lojtar më pak se mesatar në ligat prestigjioze evropiane.

Por ajo që bie në sy është se vetëm klubi tetovar KF “Shkëndija” ka pasur qarkullim me të ardhura prej 2.5 milionë eurove, por nuk ka pasur ndonjë fitim, pasi që më tepër ka punuar me humbje, për shkak të standardit të lartë që ka krijuar ky klub. Sipas të dhënave ky klub vitin e kaluar e ka mbyllur me humbje prej 390 mijë euro, përcjell Faktor.

Nga 2.5 milionë euro që i ka pasur si të hyra, 1.33 milionë euro ishin donacione dhe sponsorizime dhe 950 mijë euro të tjera janë të hyra nga UEFA për paraqitjet në Kupat e Evropës. Mbi 1 milion euro kanë shkuar për rrogat e lojtarëve dhe stafit. Financuesi i këtij klubi është kompania e njohur “Ecolog” në pronësi të Lazim Destanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu