Kush i ndryshoi rezultatet në moment të fundit në favor të BDI-së?

Edhe pse pak para se të publikohen rezultatet e anketës së agjencisë Rejting, burime të sigurta treguan rezultate që tregonin barazim të rejtingut të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, në televizionin “24 Vesti” u publikuan rezultate krejtësisht tjera, në favor të BDI-së.

Me këtë u realizuan paralajmërimet e mediumeve se deri në moment të fundit janë bërë presione që të ndryshojnë rezultatet e anketave në favor të BDI-së. Dilemat rreth kësaj ankete kanë shtuar edhe më tepër bindjen te shqiptarët, se shoqëria maqedonase sado që të jetë e ndarë, për një pikë ekziston consensus, e ajo është se interes i popullit maqedonas është që votat e shqiptarëve t’i fitojë BDI-ja. Për të shpërblyer BDI-në për pjesëmarrje në projektet e mëdha që janë realizuar gjatë këtyre viteve për maqedonasit, institutet maqedonase vazhdimisht e nxjerrin këtë parti të parën, me përparësi dyfish më të madhe, për dallim prej institutive anketuese shqiptare, që nxjerrin rezultate tjera.

Ky është një hesap i tyre pa hanxhiun, sepse institutet maqedonase nuk mund ta mpostin vullnetin e popullit shqiptar, që më 11 dhjetor dëshiron t’i japë fund maltretimeve, ofendimeve, vrasjeve dhe arrestimeve që i përjetoi gjatë qeverisjes së BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu