Kushëriri Talat Xhaferit, në fushatë zgjedhore blen tokë dhe objekt mbi 2162 m2?

Nga burime të ndryshme, pas disa denoncimeve në portale të ndryshme, është zbuluar që një kompani e afërt me kryeministrin Talat Xhaferi, në kohë fushatës zgjedhore ka blerë tokë me objekt pune në Komunën e Vrapçishtit, me sipërfaqe mbi 2162 m2. Kompania “Lignum” është kompani për përpunimin e drurit me pronar Jeton Xhaferin, kushëririn e afërt, dhe partnerin në biznes të kryeministrit Talat Xhaferi. Këtë kompani në fushatën zgjedhore e ka vizituar edhe kandidati i Frontit Evropian Bujar Osmani, deri sa pronari i kësaj kompanie Jeton Xhaferi, i cili është shtetas zvicerian investimet e tij i ka bërë pikërisht në kohën kur kushëriri i tij Talat Xhaferi, ka qenë kryeparlamentar dhe ka rritur investimin në kohën kur Talat Xhaferi është zyrtarizuar si kryministër teknik.

Në dokumentin e siguruar, bëhet fjalë për parcelë, e cila zë 2162 m2, në të cilën është vendosur edhe objekt me sipërfaqe prej 593 m2. Çmimi i blerjes së parcelës ende nuk dihet, por sipas burimeve çmimi është i lartë dhe blerja vjen në të njëjtën periudhë kur edhe djali i funksionarit të BDI-së Rafis Haliti, ka blerë tokën e “Avtoprogres” në Tetovë, në vlerë mbi 1 milion euro. Parashtrohet pyetja në opinion, se a është kjo një pastrim parash të funksionarëve të BDI-së, për të shpëtuar veten e tyre nga Qeveria e ardhshme e cila me shumë gjasë do të jetë pa BDI-në dhe do të ketë prioritet luftën ndaj krimit dhe korrupsionit?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu