Prishtinë, 15 janar – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot e informoi Lëvizjen Vetëvendosje (VV), e cila si parti fituese në zgjedhjet parlamentare të tetorit duhet ta formojë qeverinë e Kosovës, nën kushtet të cilat do të pranojë të jetë pjesë e kabinetit të ardhshëm të liderit të VV Albin Kurti, transmeton gazeta KOHA.
Në letrën që sot pasdite e publikoi anëtari i udhëheqësisë së LDK-së Avdullah Hoti, ndërsa të cilin lideri partiak Isa Mustafa ia ka dërguar Kurtit, shkruan se do të pranonte një marrëveshje me VV-në, vetëm në rast se kjo e fundit do t’ia kthente postin e kryeparlamentarit, ku në seancën e 27 dhjetorit është emëruar Glauk Konjufca.
“LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (Presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës)”, thuhet në letrën e LDK-së dërguar VV-së.
Partia e Mustafës, përveç kësaj e refuzon propozimin e Kurtit që të rritet numri i ministrive në qeverinë e ardhshme, nga 12 të dakorduar paraprakisht në 14, që sipas mediave të Prishtinës ishte tentim që të qetësohet LDK-ja për formimin e qeverisë së ardhshme të përbashkët.
Deri tani partitë opozitare VV dhe LDK fituan në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor në Kosovë, në të cilat parita e Kurtit fitoi 26, 27, ndërsa ajo e Mustafës 24,55 për qind të votave.(koha.mk)










