Kushton plot 3.4 milionë dollarë, ky jaht mund të zotërohet vetëm nga 63 persona

Tecnomar Lamborghini 63 është një projekt i përbashkët midis Automobili Lamborghini dhe kompanisë së jahteve The Italian Sea Group.

Sipas një njoftimi për shtyp të kompanisë, jahti i frymëzuar nga hiper makina Lamborghini Sián FKP 37, është emëruar për vitin e themelimit të Lamborghini 1963 dhe do të jenë pikërisht 63 persona që do të kenë mundësi ta blejnë.

Ndërtimi me fibra karboni i Tecnomar e bën atë në mënyrë që jahti të jetë në klasifikimin e anijeve “ultra të lehta”. Ai peshon 24 tonë dhe është i gjatë rreth 20 metra. Ndërsa mundësohet nga dy motorë V12, secili duke bërë 2,000 kuaj fuqi. Jahti ka një çmim prej 3 milionë eurove, ose afërsisht 3.4 milion dollarë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu