Kuvend, diskutimi për buxhetin që zgjati deri në 3:30 të mëngjesit, do të vazhdojë edhe sot

Sot në orën 13 në Parlament do të vazhdojë diskutimi lidhur me Buxhetin e vitit 2016, që do të jetë vazhdim i seancës e cila u ndërpre në orën 3:30 të mëngjesit. Vazhdimi i seancës së tetë filloi në orën 1 pas mesnate dhe pas një ore e gjysmë replikash mes deputetëve të VMRO-së, deputeti Ilija Dimovski rreth orës 2 e 53 i tha kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferit se edhe pse me të drejtë seanca mund të mos ndërpritet, ai ka sjellje jo korrekte ndaj 51 deputetëve opozitar.

“Parlamenti udhëhiqet me sjellje korrekte dhe jo me inate. Situatë të këtillë deri më tani Kuvendi ka pasur vetëm një herë. Duhet të respektohen 51 deputetët që ka VMRO-ja”, tha Dimovski.

Ndërsa Xhaferi i tha se nuk e di se çfarë korrektësie kërkojnë, kur siç taha ai, deputetët e VMRO-së i replikojnë njëri tjetrit. Deputetët e LSDM-së vlerësojnë se buxheti i viti të kaluar më së mirë tregon se si ka udhëhequr VMRO-dhe BDI me borxhe të mëdha dhe harxhime irracionale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu