Kuvend, me 69 vota ‘pro’ kalon nevoja për ratifikimin e marrëveshjes, ja kush votoi kundër (VIDEO)

Kuvendi ka miratuar me 69 vota pro, 40 kundër dhe asnjë e përmbajtur, nevojën e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë. Kundër ka votuar edhe deputeti Ferid Muhiq. Gjatë leximit të procedurës nga ana e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, deputetët e VMRO DPMNE- së janë ngritur menjëherë në këmbe dhe kanë kërkuar pushim duke krijuar edhe kaos për të mos arritur në votim.

Tensioni në ambientet e Kuvendit ka vazhduar për pak minuta por nuk ka penguar votimin nga ana e mazhorancës. Dimitrov nga ana tjetër gjatë sencës ka kërkuar që Propozim-ligji për ratifikimin e plotë të marrëveshjes të sillet me procedurë të përshpejtuar sepse koha nuk pret.

Pas votimit të sotëm, komisioni ka dy ditë kohë, respektivisht deri të mërkurën në mesnatë për shqyrtimin e marrëveshjes. Pasi të kalojë në Komision, propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes do të shkojë sërish në seancë plenare për ratifikimin e plotë të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu