Kuvend, miratohet nevoja për Ligjit për shtyrjen e regjistrimit

Kuvendi me 95 vota “për” dhe 7 vota “kundër” ka miratuar nevojën e Ligjit për shtyrjen e regjistrimit, pas kësaj Ligji kalon ne Komisionin për Çështje Evropiane.

Nga opozita shqiptare hedhin dyshime se shtyrja e regjistrimit po bëhet jo për shkak të gjendjes epidemiologjike, por më tepër për shkak të rritjes së interesimit të diasporës për t’u regjistruar dhe paralajmërimit të opozitës maqedonase se do të ftojë maqedonasit që të mos regjistrohen, që në rast se do të ndodhte diçka e tillë nuk do të paraqiste gjendjen reale të përqindjes së etniteteve në Maqedoni të Veriut.

Regjistrim i fundit është mbajtur në vitin 2002, një vit pas konfliktit të armatosur në vitin 2001, që kishte vendosur një rregullim të ri kushtetues në Maqedoninë e Veriut.

Partitë shqiptare në vazhdimësi kanë pretendime se numri i shqiptarëve është i lartë se përqindja zyrtare prej 25.17 për qind, bazuar në regjistrimin e vitit 2002.

Regjistrimi i popullsisë kishte nisur më 1 mars me regjistrimin e diasporës, që mobilizoi partitë shqiptarë që t’i bëjnë thirrje diasporës të përfshihen në regjistrim, jo vetëm për të ruajtur parimin kushtetues prej 20 për qind, por për të rritur edhe më shumë numrin e tyre në Maqedoni të Veriut.

Thirrjeve iu bashkuan edhe liderët politikë nga Kosova dhe Shqipëria, si kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama.

“Meqë edhe me Kushtetutën aktuale, të drejtat politike të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut diktohen dhe burojnë nga numrat, regjistrimi i çdo qytetari është tejet i rëndësishëm”, iu ishte drejtuar më 17 mars diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu