Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Zaevit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa bashkë me dorëheqjen e tij tërhiqet edhe i gjithë kabineti qeveritar.

Kryetari i Kuvendit tha se përbërja aktuale e Qeverisë mbetet në detyrë deri në formimin e Qeverisë së ardhshme. Gjatë ditës pritet që presidenti Pendarovski t’ia japë mandatin Oliver Spasovskit dhe i njëjti më pas në Kuvend të propozojë kabinetin e Qeverisë teknike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu