Kuvendi më 11 shkurt do të ratifikojë Protokollin për anëtarësimin në NATO

Më 11 shkurt, një ditë para shpërbërjes së Kuvendit, konvokohet seanca e veçantë me vetëm një pikë të rendit të ditës, ku do të ratifikohet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Këtë e paralajmëroi kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili tha se tanimë nuk ka nevojë për parashikime dhe me ratifikim të protokollit nga vendi ynë, hapet rruga për ftesën finale për anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Në këtë situatë të qartësuar tanimë, nuk ka pengesë formale, që siç kam paralajmëruar edhe e vërtetoj që më 11 shkurt do të jetë e konvkokuar seancë e veçantë, me një pikë të rendit të ditës, ku do të ratifikohet protokolli për anëtarësim, gjegjësisht marrëveshja e Uashingtonit për anëtarësim në NATO dhe ajo marrëveshje do të jetë me afat të prolonguar të zbatimit të saj, për faktin që proceduralisht do të duhet të priten procedurat e përmbylljes së gjithë procesit të ratifikimit në vendet anëtare, që mandej të zbatohen procedurat për thirrje edhe zyrtare të anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në NATO.“, theksoi Xhaferi. Pas ratifikimit të propozim ligjit për ratifikimin e protokollit nga Qeveria spanjolle, ajo është dërguar në parlament dhe pritet që më 4 deri në 6 shkurt të themelohen trupat punues të përbërjes së re parlamentare. Xhaferi sqaroi zhvillimin e procedurave atje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu