Ky do jetë kundërshtari i ardhshëm i Joshuas, boksieri me “0” humbje

Para pak ditësh Anthony Joshua riktheu titujt e humbur nga Andy Ruiz dhe me shumë gjasë ai do të ndeshet me ukrainasin Oleksandr Usyk. Sipas informacioneve, Usyk ishte kampion i padiskutueshëm në një kategori tjetër deri në korrik të vitit 2018, derisa ai hoqi dorë nga titujt në mars të këtij viti për t’u ngritur në kategori.

Thuhet se në procesin e dominimit ndaj kundërshtarëve, ai u bë boksieri i parë në histori në kategorinë “cruiserweight” që mbajti katër tituj botërorë – WBA, WBC, IBF dhe WBO.

Po ashtu, 32-vjeçari debutoi në peshat e rënda më herët këtë vit, kur mposhti Chazz Witherspoon në rundin e shtatë, pasi amerikani u dorëzua.

Dhe testi më i vështirë për Usyk padyshim se do të jetë Joshua.

Duhet theksuar se ukrainasi ka një bilanc prej 17 fitoreve nga po aq ndeshje, me 13 prej tyre që i ka përfunduar me nokaut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu