Ky ekip po shpreson për nënshkrimin me Lionel Messi

Tash e sa vite flitet për një mundësi të kalimit të Leo Messi në MLS, në fundin e karrierës së tij. Leo ka kontratë valide me Paris Saint-Germain deri në vitin 2023, dhe të ardhmen do ta shqyrtojë pas Kupës së Botës 2022.

Sipas raportimeve nga ‘Goal’, nëse Messi vendos të transferohet në MLS, atëherë ai do të jetë në shënjestrën e Inter Miami.

Skuadra në pronësi të David Beckham tash e sa vite planifikon ta bëjë këtë lëvizje dhe edhe Xavier Asensi e ka pranuar se skuadra e tij do të bëjë lëvizjen, nëse Messi vendos të kalojë në MLS.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është aktualisht 35 vjeçar. Ai do të ketë një propozim rinovimi nga PSG por do ta kthejë përgjigjen pas Kupës së Botës. Messi akoma nuk ka dhënë përgjigje për të ardhmen e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu