Ky është kandidati i BDI-së për komunën e Çairit?

Siç mëson jozyrtarisht Gazeta Koha, mbrëmë pas shumë konsultimeve brenda partisë së BDI, me propozim të kryetarit Ali Ahmeti, si kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Çairit është vendosur të jetë Visar Ganiu.

Aktualisht Ganiu është zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, ndërkohë nuk dihet cfarë do ndodhë me emrat tjerë nga rradhët e BDI-së të përfolur si të mundshëm për kandidim në Çair apo rikandidimi i kryetarit aktual Izet Mexhiti./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu