Jo të gjithë shqiptarët nuk e duan Donald Trump. Ka edhe nga ata që e mbështesin në kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkuara. Ai është personi i konsideruar si “njeriu më i urryer i Amerikës”, multimilioneri shqiptar Martin Shkreli, i cili bëri bujë botërisht pasi brenda ditës rriti çmimin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s nga 13 dollarë në 750 dollarë.
Fillimisht Shkreli kishte shprehur mbështetjen e tij për Hillary Clinton , por pas akuzave të saj të ashpra kundër tij për abuzimet farmaceutike, 32-vjeçari ndërroi qëndrim. Ai përzgjodhi demokratin tjetër Bernie Sanders, të cilit i dërgoi publikisht një çek prej 2500 dollarësh. Por për fatin e keq, Martin Shkreli sërish u ndje i refuzuar. Sanders nuk e pranoi çekun e tij.
Tani njeriu më i urryer i Amerikës do që në krye të Shtëpisë së Bardhë të jetë Donald Trump, duke ndërruar kështu edhe kamp. Martin shkreli ka një mesazh për të gjithë ata që nuk e pëlqejnë manjatin e pasurive të patundshme.
Deklarata e tij ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjete sociale, duke e kryqezuar Martin shkrelin dhe Donald Trump. Kishte edhe nga ata që shkruanin se as Donald Trump nuk ka nevojë për mbështetjen e shqiptarit, pasi sipas tyre, ai nuk përfaqëson asgjë tjetër veçse një njeri të pashpirt dhe rastin klasik kur krerët e kompanive farmaceutike kërkojnë të fitojnë miliarda në kurriz të pacientëve që nuk mund të jetojnë pa këto ilaçe.