Ky është shqiptaro-amerikani që do të kandidojë për Asamblenë e Nju Jorkut

Nëse zgjidhet, presidenti i Rrënjëve Shqiptare do të jetë anëtari i dytë në historinë e komunitetit në dhomën e ulët të legjislativit në Albany.

Marko Kepi, një nga veprimtarët më të njohur të rinj, në komunitetin shqiptaro-amerikan do të kandidojë për Asamblenë e Shtetit në New York, dhomën e ulët të pushtetit legjislativ.

Shpallja zyrtare e kandidimit dhe nisja e fushatës është caktuar për në 29 shtator, në mesditë. Të interesuarit janë të ftuar në adresën: 1196 Hylan Boulevard Staten Island NY 10306.

Organizatorët shpresojnë për një pjesëmarrje të madhe të komunitetit. Ndonëse, Kepi e ka mbajtur fillimisht të fshehtë lajmin e kandidimit, duke i ftuar mbështetësit e tij që të mblidhen për një komunikim me rëndësi, vendimi është zbuluar pas një takimi përgatitor aktivistësh të komunitetit, në 8 shtator.

Marko Kepi është shquar në komunitetin shqiptaro-amerikan sidomos për organizimin e suksesshëm dhe masiv të segmentit shqiptar në Paradën e përvitshme të Fondacionit të Emigrantëve në New York. E etiketuar si Parada Shqiptare, pjesa kuq e zi e këtij marshimi është bërë ngjarja më masive e komunitetit shqiptar në dekadën e fundit.

Një det kuqezi që përmbyt Avenune e Gjashtë, me muzikë, valle, e krenari shqiptare. Në këtë garë, Marko Kepi sjell me vete historinë klasike amerikane të djalit emigrant, në kët rast nga një familjeje nga Shqipëria “e largët”, që e fillon jetën nga asgjëja dhe ngjit shkallët e suksesit në sajë të lirisë dhe demokracinë amerikane. Qysh në moshë të re, ai ka dëshmuar një interes dhe pasion të madh për politikën.

Në krye të “Paradës Shqiptare”, ai ka shfrytëzuar suksesin e madh të organizimit të komunitetit për të , ai ka shfrytëzuar suksesin e madh të organizimit të komunitetit për të çuar përpara kauza shqiptare të lëna mënjanë, si ajo e Çamërisë./IP


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu