Ky është testi që do ta zbulojë kancerin shumë herët!

Një test i cili do të mund të zbulonte kancerin para se ata të bëhet vdekjeprurës, mund të jetë i gatshëm gjerësisht brenda dhjetë vitesh, thuhet sipas një hulumtimi të ri. Shkencëtarët kanë bërë një studim 5-vjeçar dhe kanë identifikuar një listë të 788 ‘biomarkerëve’ në gjak.

Këta biomarkerë janë shenja që tregojnë prezencën e kancerit në trup, edhe nëse pacienti nuk është duke vuajtur nga ndonjë simptomë. Me këtë informacion, hulumtuesit shpresojnë të zhvillojnë një test të vetëm të gjakut i cili do të mund të zbulonte lloje të ndryshme të kancerit shumë herët. Testi do t’ua mundësonte mjekëve që ta identifikonin kancerin para se ai të shpërndahet në trup, duke u mundësuar pacientëve që të trajtohen menjëherë. Ky studim u bë nga Konzorciumi për Detektimin e Hershëm të Kancerit (ECDC), një grup i 40 organizatave, duke përfshirë universitete, spitale dhe kompani ndërkombëtare.noa


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu