Ky fëmijë gjeni nga Rusia thotë se ka lindur në Mars (VIDEO)

Një fëmijë gjeni nga Rusia pretendon se është nga planeti Mars dhe se ka “rilindur” në Tokë.

Sipas The Sun, Boris Kipriyanovich, nga Volgograd, Rusi ishte një fëmijë gjeni, i cili ia atribuon inteligjencën e tij jetës së tij të mëparshme në Mars.

Kur ai pushtoi për herë të parë titujt e mediave të botës, përdori emrin “Boriska”, që i bie i vogli Boris.

Tani në moshën 21 vjeçe, historia e tij është rishfaqur përsëri në media, transmeton Gazeta Express.

Nëna e tij, një mjeke, raportohet se ka thënë që Boriska ishte një fëmijë inteligjent, duke thënë se kur ishte vetëm dy javësh, ishte në gjendje ta ngriste kokën vetë, dhe se ishte në gjendje të shkruante e të lexonte shumë më herët se fëmijët e tjerë.

Kur ishte 11 vjeç, Boriska thotë se Marsi pothuajse u shkatërrua nga një luftë bërthamore, por që një civilizim ende qëndron në planetin e kuq.

“Lufta” thotë ai, ndodhi në të njëjtën kohë kur civilizimi “Lumerian” ishte në Tokë. Lumeria supozohet se është një kontinent i përmbytur në Oqeanin Indian. Por, ka pak dëshmi se ky kontinent ekzistoi ndonjëherë.

Madje, Boriska thotë se Piramidat e Mëdha të Gizës fshehin sekrete rreth jetës aliene, transmeton Gazeta Express.

Sipas një raporti në The Spirit Science, prej kur ai ishte katër vjeç, Boriska vizitonte vazhdimisht një mal në Rusi për ta “rimbushur veten”.

Më 2007, Boriska u intervistua nga Project Camelot, një grup që hulumton “vizitat jashtëtokësore, udhëtimin në kohë, kontrollin e mendjes dhe planet për të kontrolluar racën njerëzore”.

Intervista e gjatë me Boriskën ishte ngarkuar në YouTube nga ky grup:

The Sun raporton se Boriska thotë që marsianët thithin (marrin frymë) dioksid karboni (i cili përbën 95% të atmosferës së planetit), dhe se të mbijetuarit e lutës bërthamore kanë ndërtuar “strehë mbrojtëse” dhe armë të reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu