Ky ndryshim në dietë jua shton rreth 10 vite jetë

Aftësia për të jetuar gjatë ndikohet nga kombinimi i gjenetikës së një personi dhe ambientit. Çfarë hamë është më e rëndësishme sesa ajo se sa shumë hamë dhe direkt ndikon në jetëgjatësinë e një personi.

Sipas ekspertëve, shmangia e ushqimeve të kafshëve dhe përqendrimi në një dietë të bazuar në bimë mund t’jua shtojë rreth një dekadë jetë më shumë.

Kjo është bazuar në një studim nga shkencëtarët amerikanë dhe ka treguar se vegjetarianët jetojnë më gjatë sesa adhuruesit e mishit.

Studimi gjithashtu ka treguar se ushqimet e përfshira në dietat vegjetariane – si pemët, perimet, arrat dhe bishtajoret – e reduktojnë rrezikun për sëmundje të ndryshme, si kanceri, sëmundjet e zemrës, tipin 2 të diabetit, e forcojnë shëndetin e trurit, etj.

Studimi po ashtu ka treguar se veganët kanë mesatarisht 15 kilogramë më pak peshë sesa konsumuesit e mishit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu