Arian Galdini, kryetari i Partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë në Shqipëri ka theksuar se Zoran Zaev me partinë e tij LSDM do të fitojë zgjedhjet e 11 dhjetorit, informon INA.
“Ne dt 11 dhjetor, ky njeri, pra Zoran Zaev do te jete fitues i zgjedhjeve ne Maqedoni, e pasketaj Kryeminister i Maqedonise.
A e dini se perse do fitoje Zoran Zaevi?
Sepse ai zgjodhi te jete besnik i Perendimit.
Sepse ai zgjodhi te beje nje beteje te forte opozitare, dhembe per dhembe kunder rregjimit autokratik e te koruptuar te Gruevskit.
Mori vendime shume te forta e te veshtira te cilave u qendroi pavaresisht kostove.
Rregjimet autokratike dhe mafioze nuk rrezohen me Konferenca Shtypi dhe retorike Kuvendi.”, ka shkruar Galdini në profilin e tij në facebook, shoqëruar me një foto nga takimi i tij me Zaev në Shkup. (INA)