Ky ushtrim i pazakontë do t’ju ndihmojë që t’i lehtësoni dhimbjet e shpinës

Ushtrimi të cilin mund ta shihni në videon në vijim, mund t’ju duket i çuditshëm. Tekefundit, sa shpesh shihni në palestër një person të shtrirë në topin mjekësor

Sidoqoftë, provoni këtë ushtrim para se të hiqni dorë nga ai. Ky ushtrim mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës, thotë Kelly Starrett, krijues i MobilityWOD.com, transmeton Telegrafi.

Vendosni një top mjekësor, futbolli apo hendbolli nën stomak dhe merrni frymë. Kështu do të ndikoni në indet e buta të muskujve të stomakut.

Ky ushtrim, jo vetëm që çliron muskujt e tensionuar nga fundi i koshit të kraharorit deri në legen, por gjithashtu rregullon shtyllën kurrizore pas një ngritjeje të fuqishme.

Gjeni një vend që është i ngushtë dhe i dhimbshëm. Punoni në shtresat më të thella të indeve duke shtrënguar muskujt në top dhe më pas duke i relaksuar gjatë nxjerrjes së frymës.

Starrett sugjeron kryerjen e këtij ushtrimi për 5 deri në 10 minuta.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu