La pas Cristiano Ronaldon, kush ishte e famshmja më e kërkuar në botë në Google për vitin 2021

Britney Spears është personazhi i famshëm më në trend në Google Search në mbarë botën në vitin 2021. I famshmi i dytë më në trend në Google ishte futbollisti portugez Cristiano Ronaldo, i cili kishte një rritje mesatare mujore të kërkimit prej 75%.

Ndërsa personazhi i tretë është aktorja hollivudiane Megan Fox me rritje mesatare mujore të kërkimit prej 48%, themeluesi i Teslas, Elon Musk radhitet i katërti me rritje prej 41%, ndërkaq e pesta radhitet aktorja hollivudiane, Scarlet Johansson, me rritje prej 27%.

Në mesin e 10 më të kërkuarve për vitin 2021 në Google Search janë edhe Kim Kardashian, Meghan Markle, BTS, Ariana Grande dhe Kylie Jennifer.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu