Lajçak nesër takohet me Vuçiqin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë në shtetin serb.Lajçak në ditën e parë të vizitës së tij në Serbi do të takohet me presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiq, dhe prite që atij t’ia përcjell pikëpamjet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më të cilin vet Lajçak zhvilloi dy takime gjatë vizitës së tij në Prishtinë, shkruan Tanjug.

Lajçak tha se vizitat në Kosovë e Serbi synojnë një përpjekje tjetër të BE-së për të arritur hapin e shumëpritur dhe të nevojshëm përpara në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Kjo është vizitë e imja e rregullt në mënyrë që të bisedoj me udhëheqësit sesi të përparojmë më tej në procesin e dialogut”, ka thënë Lajçak.

Kujtojmë se Lajçak qëndroi në Kosovë për tri ditë, ku përveç krerëve të institucioneve të Kosovës, takoi edhe të gjithë liderët opozitarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu