I dërguari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur rreth takimit të mbajtur në Londër në mes të përfaqësuesve të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA’së.
Lajcak ndryshe nga herët e kaluara kur nuk ishte treguar optimist, kësaj radhe tha se takimi në mes të diplomatëve të Ballkanit Perëndimor, SHBA’ve , Mbretërisë së Bashkuar dhe BE’së ka qenë shumë i dobishëm dhe se Ballkani Perëndimorë nuk ka alternativ tjetër përpos BE’së.
“Takimi shumë i dobishëm MB-BE-SHBA + Ballkani Perëndimor në Londër sot. Nuk ka alternativë për integrimin në BE për rajonin. Mirë se kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit”, është shprehur Lajcak.









