Lajm i keq për tifozët e Juves, ja sa do mungojë Demiral

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, operoi me sukses ligamentin në gjurin e majtë. 21-vjeçari turk u dëmtua në sfidën e fundit midis Romës dhe Juventusit ku bardhezinjtë fituan me rezultatin 1-2 dhe u detyrua të linte fushën.

Ditën e sotme klubi i Juventusit dha njoftimin se Demiral është operuar me sukses nga kirurgu Tzurudis.

Sipas parashikimeve, Demiral do të mungojë rreth 6-7 muaj, duke humbur kështu sezonin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu