Lajm i tmerrshëm për Khabib dhe McGregor, skualifikohen nga UFC?

Dënimi i dy luftëtarëve, Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor është zgjatur nga Komisioni i Sportit në Nevada pas dënimit të parë që mori për shkka të incidenteve në përballjen e datës 7 tetor. Khabibi e kapërceu oktagonin dhe më pas u përlesh me stafin e McGregor.

Së fundmi komisioni ka vendosur që t’i marrë rusit gjysmën e parave të fituara nga meçi ndërsa për pjesën tjetër do të vendoset në dhjetor. Fillimisht luftëtarët u dënuam deri në datën 16 tetor, por më pas komisioni votoi që dënimi të zgjatet më tepër. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu