LAJMI I FUNDIT: Detaje nga aksioni “Qelia”, ministri Çavkov: Të arrestuarit janë të moshës 24, 21, 20, 19 dhe 18 vjeçare

Pesë shtetas të Maqedonisë të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat e huaja janë arrestuar në Turqi, ka bërë të ditur sot, ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov. Sipas tij aksioni është realizuar më 12 gusht në Aksaraj të Turqisë, në bashkëpunim me policin e Turqisë.

Siç njoftoi Çavkov tre prej të arrestuarve janë nga Kumanova dhe dy nga Shkupi, ndërsa sipas tij ata kanë dashur të shkojnë dhe t’i bashkëngjiten ISIS-it.  Të arrestuarit janë të moshës 21, 24, 18,19 dhe 20 vjeçare.

“Gjatë aksionit dy prej të arrestuarve kanë tentuar të ikin me çrrastë kanë përfunduar edhe me lëndime të lehta trupore. Pas arrestimit të dyshuarit janë dërguar në Qendrën për pranim në Stamboll”, tha Çavkov.

Të dyshuarit janë kthyer në Maqedoni dhe kundër tyre është ngritur kallëzim penal, nën dyshimin se kanë bërë veprën penale “pjesëmarrje në luftë të huaj, polici, formacione paraushtarake dhe parapolicore”. Nga ana e gjykatësi është caktuar masa e paraburgimit.

Ministri Çavkov informoi se për 23 persona shtetas të Maqedonisë ka procedurë penale, rreth 25 shtetas kanë humbur jetën, ndërsa rreth 50 persona janë ende në Siri dhe Irak. Ai shtoi se këto numra nuk janë përfundimtare dhe se vazhdimisht ndryshojnë./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu