Lansohet gjenerata e re e Mercedes-Benz C-Class (VIDEO)

Gjenerata e gjashtë e Mercedes-Benz C-Class është modeli i parë me motor me djegie që elektrifikohet nga brendi gjerman. Po ashtu vjen me teknologjinë e S-Classës për të rivalizuar BMW 3 Series.

Vetura është lansuar sot, ndërsa në shitje do të dalë më 30 mars për porositë që do të dorëzohen gjatë verës. Vetura kushton mbi 40 mijë euro. Modeli i ri vjen me disa lloje motorësh, me modelin AMG C63 si top-model.W206 vjen me zgjedhje mes motorit dizel dhe atij benzinë. Motori 1.5-litërsh C180 ka 168 kuajfuqi dhe përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 8.6 sekonda. Ai C200 me kapacitet të njëjtë, ka 201 kuajfuqi. Sa i përket modelit C300, 2.-litërsh, ai vjen me 255 kuajfuqi. Janë tri opsione të zgjedhjes për modelin me naftë. Secili është me kapacitet 2.0-litërsh, me 161 deri në 261 kuajfuqi për modelin më të fuqishëm C300d.

C200, C300 dhe C220d vijnë me sistemin që tërheq me katër rrota. Një marsh automatik me nëntë shpejtësi vjen si standard te të gjitha modelet.

Ndryshimi i madh vjen te modeli plug-in hibrid C300e, që do të lansohet më vonë me kombinim prej 198 kuajfuqive si motor benzinë dhe 304 në total si të kombinuar me motorin elektrik.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu