Largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, presidenti Vuçiç “zbërthen” prapaskenat e forta

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mohuar se largimi i Listës Serbe nga institucionet në veri të Kosovës është bërë me urdhër të Beogradit zyrtar. Në fjalën e tij para kombit kujton tensionet e mërparshme duke thënë se serbët kanë dashur prej kohësh të largohen nga institucionet, por kanë qëndruar për shkak të Vuçiç.

Pas 10 vitesh serbët morën vendimin që të largohen nga institucionet e Prishtinës. Unë i këshillova të mos e bënin këtë dhe ata më dëgjuan, sepse isha gjithmonë me popullin. Ata më besuan. Unë i kam penguar të paktën 20 herë. Pastaj erdhi qershori dhe incidenti i parë. Atë natë mund të ketë pasur një gjakderdhje të madhe, të paparë, shqiptarët po e përgatisnin, serbët nuk donin të fshiheshin”, tha ai.

Siç pretendon presidenti serb, iu lut serbëve që të lëvizin barrikadat.

Pas 11 orësh më thanë se do ta bëjnë sepse ia kërkova unë, përndryshe nuk do ta bënin për asgjë tjetër. Shkova në Bruksel në gusht, doja të arrinim diçka, nuk mund t’i lija njerëzit se çmenduria në Prishtinë nuk ka fund. Njëkohësisht e gjithë kjo u përkrah nga dy fuqi të mëdha”, tha Vuçiç.

Vuçiç theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të dinë se çfarë është kaluar në dekadat e mëparshme dhe në muajt e mëparshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu