“Lashë Anglinë U-21 për Shqipërinë”! Armando Broja: Jemi malësorë nga Kopliku, Tuchel më tha se i pëlqeja shumë si lojtar

Armando Broja është njeriu i momentit te Shqipëria. Nëse Kombëtarja jonë është ende në lojë për kualifikimin në Botëror, e gjitha kjo vjen falë këtij sulmuesi që na dha fitore ndaj Hungarisë. Në një intervistë për “Top Channel”, Broja ka zbuluar se refuzoi ftesën e Anglisë U-21 për të luajtur te Shqipëria.

Unë jam lindur në Angli, pak larg Londrës, së bashku me dy motrat e mija. Por familja ime, mami dhe babi kanë lindur në Koplik, ne jemi malësorë. Përpara një viti e ca që do të luaja për ekipin A të Shqipërisë më kërkoi përfaqësuesja e Anglisë U21, por unë zgjodha Shqipërinë, për veten, por edhe për babin edhe mamin”, u shpreh Broja.

Gjithashtu është komentuar edhe puna me Tuchel. Broja zhvilloi disa takime me Chelsean në përgatitjet e verës para se të huazohej te Southampton. “Ai më tha mua të kam shumë qejf, je shumë lojtarë I mirë, je luftarak, punon fort dhe prandaj të kam qejf se mbi të gjitha je shumë I ri. Këtu mundesh të mësosh nga Lukaku dhe Ëerner që janë sulmues shumë të mirë. Por unë mora vendimin që të ikja, është gjë shumë e mirë që Southamptoni më kërkoi me ngulm, për mua është shumë mirë që të fitojë eksperiencë dhe minuta”, ka thënë Broja.

Në fund u prek edhe tema e atij golit të shënuar me pak egoizëm ndaj Hungarisë dhe faktit se nuk iu shërbye Uzunit. “Ka qenë gol shumë I vështirë, kur pash videon pas ndeshjes vura re edhe Uzunin, por në atë moment në lojë nuk e kisha parë. Kam qenë duke tribluar, i ika mbrojtësit dhe gjuajta në portë. Këto janë gjrëa që ndodhin shumë shpejtë, ajo gjuajte hyri gol dhe më ndihmoi Zoti aty”, ka thënë Broja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu