Latifi: Ideja e Bashkimit Kombëtar ka dy plagë, vështirë të shërohen nga elitat tona politike e kulturore

Ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë për profesor Blerim Latifin, ka dy plagë dhe elitat politike është shumë e vështirë që t’i shërojë ato.

Nisur nga deklarata e djeshme e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për revistën britanike, “Monocle” se ishte i gatshëm të votonte pro bashkimit Kosovë-Shqipëri, Latifi shkruan kjo ide ka plagën e shkaktuar nga fqinjët, që e demonizonin këtë ide, duke e paraqitur si shoviniste dhe kërcënim për paqen në Ballkan.

Ndërsa për të plaga tjetër është e shkaktuar nga vetë shqiptarët, duke e përdorur idenë e Bashkimit Kombëtar për të mbledhur vota për pushtetet e tyre.

Mes të tjerash Latifi shprehet se këto dy palgë vijojnë edhe sot ku fqinjët e përdorin këtë ide për të penguar fuqizimin kombëtar të shqiptarëve në Ballkan, e shqiptarët si mjet propagandistik për t’ia rrëmbyer pushtetin njëri-tjetrit.

Postimi i plotë:

Ideja e Bashkimit Kombëtar të Shqiptarëve historikisht ka vuajtur nga dy plagë të mëdha. Njëra është plaga e shkaktuar nga fqinjët tanë, që e demonizonin këtë ide, duke e paraqitur si shoviniste dhe kërc.ënim për paqën në Ballkan. Fatkeqësisht ne kurrë nuk kemi qenë në gjendje ta rrëzojmë këtë imazh.

Plagën tjetër ia kanë shkaktuar vetë shqiptarët, duke e përdorur idenë e Bashkimit Kombëtar për të mbledhur vota për pushtetet e tyre.

Edhe sot vazhdon vazhdon e njëjta gjë: fqinjët e përdorin këtë ide për të penguar fuqizimin kombëtar të shqiptarëve në Ballkan, e ne si mjet propag.andistik për t’ia rrëmb.yer pushtetin njëri-tjetrit në mahallat tona politike. A ka shërim për këto dy plagë? Me elitat politike e kulturore që kemi, vështirë të thuhet po“- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu