Latifi reagon pasi Mali i Zi iu referua Kosovës me fusnotë: Serbia i ka futur thellë duart në Podgoricë

Njohësi i çështjeve politike, njëheresh profesor universitar, Blerim Latifi ka reaguar pasi Qeveria e Malit të Zi i është referuar Kosovës me fusnotë.

Ky shembull ai thotë se tregon nivelin e ndikimit të fuqishëm të Beogradit dhe Rusisë në forcat politike që tash janë në pushtet në Mal të Zi.

“Serbia i ka futur thellë duart në Podgoricë, me synimin që edhe Malin e Zi ta marrë peng, njësoj si Bosnjën. Në anën tjetër, nuk lë punë pa bërë që edhe Kosova të bëhet peng i saj. Kjo është ëndrra e re shoviniste serbe, ajo që vetë ata po e quajnë me eufemizëm “bota serbe”: një Serbi e kufizuar me shtete që janë pengje të saj”, ka shkruar ndër të tjera Latifi.

“Qeveria aktuale e Malit të Zi i referohet Kosovës me fusnotë, do të thotë me një referencë të para njohjës së pavarësisë së Kosovës. Ky shembull tregon nivelin e ndikimit të fuqishëm të Beogradit dhe Rusisë në forcat politike që tash janë në pushtet në Mal të Zi. Serbia i ka futur thellë duart në Podgoricë, me synimin që edhe Malin e Zi ta marrë peng, njësoj si Bosnjën. Në anën tjetër, nuk lë punë pa bërë që edhe Kosova të bëhet peng i saj. Kjo është ëndrra e re shoviniste serbe, ajo që vetë ata po e quajnë me eufemizëm “bota serbe”: një Serbi e kufizuar me shtete që janë pengje të saj.

Bashkimi Europian i ka mbyllur sytë dhe nuk do ta pranojë se problemi themelor i paqëndrueshmërisë në Ballkan ndodhet ende në Beograd.

Fatkeqësisht edhe ky i yni, kryeministri i Shqipërisë, duket se i ka mbyllur sytë para këtij fakti. Sigurisht, si Brukseli, si Rama, një ditë do të detyrohen t’i hapin sytë, por mbase atëherë do të jetë vonë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu