Lavrov para vizitës në Beograd: Duam të dëgjojmë nga Vuçiq planet e ardhshme për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të zhvillojë vizitë zyrtarë në Serbi më 6 dhe 7 qershor. Ai para arritjes në Beograd ka njoftuar se do të diskutojë me krerët politikë atje për temat me interes të përbashkët, tema në të cila është përfshirë edhe Kosova.

“Sigurisht, është shumë me rëndësi që të kuptojmë vlerësimet e lidershipit serb për planet për periudhën e ardhme”, është përgjigjur Lavrov derisa ka folur për Kosovën.

Ai ka thënë se duan të kuptojnë për tepër për negociatat Prishtinë-Beograd, duke shtuar se duhet të jenë të bazuara në rezolutën 1244.

Mbështesim vendimin e Serbisë i cili do të jetë i pranueshëm për popullin serb”, ka shtuar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu