Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet

“Perëndimi nuk duhet të shqetësohet për interesat kombëtare të Rusisë; vendi ka dalë më i fortë nga të gjitha problemet”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov këtë të premte, shkruan Tass.

Faleminderit për shqetësimin tuaj për interesat tona kombëtare, por nuk duhet të ndiheni të shqetësuar”, tha Lavrov, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Reuters. Për tentativën për rebelim në Rusi, Lavrov tha se “Rusia ka dalë gjithmonë më e fortë nga çdo telash”.

“Kështu do të jetë edhe këtë herë”, theksoi ai. “Për më tepër, ne tashmë ndjejmë se ky proces ka filluar.

Lavrov shtoi se përpjekja për rebelim në Rusi solli në mendje vetëm një epitet – “shumë zhurmë” – dhe vështirë se mund të përshkruhet në një mënyrë tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu