LDK i reagon Vetëvendosjes pas publikimit të një sondazhi

Gjatë ditës së sotme Lëvizja Vetëvendosje publikoi një sondazh se si mund të jenë rezultatet nëse shkohet prapë në zgjedhje. Sipas këtij sondazhi, që nuk i dihet se kush e ka bërë, LVV do të jetë e para me 42%, kurse LDK e dyta me 21%

Indeksonline kontaktoi me anëtarin e kryesisë së LDK-së dhe njëkohësisht kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ai u shprehë se është çështje e LVV-së se çka mendojnë në këtë situatë. Ahmeti, po ashtu, shtoi se nëse shkohet në zgjedhje të reja, atëherë rezultatet do të jenë të njëjtat sikurse të 6 tetorit.

Kryetari i Lipjanit u shprehë se nuk e sheh të nevojshme që LDK të reagoj për këtë sondazh.

“Nuk e kam ide se a do të ketë reagim, as nuk e shohë të nevojshme të ketë reagime. Subjektet politike mund të bëjnë sondazhe siç është e zakonshme për nevoja të veta.”

“Momentumin politikë kanë tendenca pak këto opinione të ndryshme nuk kanë impakt fare në vendimmarrjen tek ne dhe nuk kanë impakt në vendimmarrjen e tërësishme si subjekt politik i LDK-së.”

“Është çështje e tyre se çfarë arsye dhe çka mendojnë me këtë situatë. Duhet llogaritur që edhe pas zgjedhjeve janë këto që janë në kuptimin e rezultateve të fundit, mund të lëvizë plus apo minus kurdoqoftë, por nëse ka tendencë të ndërrohen partnerët pas zgjedhjeve është çështje tjetër.” , tha Ahmeti.

Tutje, ai shtoi se ky sondazh nuk do të ndikoj në prishjen e raporteve aktuale mes LDK-së dhe LVV-së.

“Nuk e besoj se mund të ndikoj kjo në prishjen e raporteve aktuale, por nëse tendenca është të shkohet në zgjedhje, ne e kemi të qartë që pas zgjedhjeve sillet ky rezultat i subjekteve politike e ndërtimit të partneriteti të ardhshëm.”

“Nuk mund të ketë fitues absolut. Kërkimi që përmes zgjedhjeve të krijohen situata të reja për të provuar partneritet të reja është çështje tjetër.”, u shprehë ai.

Ahmeti në fund tha se sipas tij nuk është e nevojshme të shkohet në zgjedhje të reja, pasi rezultatin e zgjedhjeve e kemi dhe se pak a shumë të njëjtit partnerë do të jenë që do të sillen pas zgjedhjeve.

Që nga mbarimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, dy partitë LDK dhe LVV nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të arritur marrëveshje për koalicionin e ardhshëm qeverisës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu