“Le Monde”: Dronët e armatosur turq shiten lehtë dhe me shpejtësi

Gazeta franceze “Le Monde” shkroi se mjetet e armatosura ajrore pa pilot (dronë të armatosur) të prodhuara nga Turqia shiten lehtë dhe me shpejtësi.

Në lajmin e gazetës, deklarohet se Turqia, në vitet e fundit, i është drejtuar industrisë e saj ushtarake për të prodhuar mjete ajrore pa pilot dhe ka rritur eksportet e saj nga dita në ditë.

Gjithashtu bëhet e ditur se mjetet ajrore turke pa pilot, të cilat rezultuan të suksesshme në Siri, Libi dhe Karabakun Malor shiten lehtë dhe me shpejtësi dhe u raportua se këto dronë janë të kërkuar nga vendet ish-Sovjetike.

Në lajm theksohet se mjetet ajrore pa pilot të armatosura “që nuk janë të shtrenjta por janë efektive” të prodhuara nga kompania “Baykar” ndryshuan rrjedhën e konfliktit duke goditur tanket, automjetet e blinduara, depot e municioneve dhe sistemet e mbrojtjes ajrore në 3 zona konflikti të armatosur, kur ato u përdorën në vitin 2020.

“Le Monde” theksoi gjithashtu se Turqia, në një kohë të shkurtër më pak se 10 vjet, hyri në mesin e prodhuesve kryesorë të droneve të armatosur si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Izraeli dhe Kina dhe nënvizohet se “Bayraktar TB2”, i cili është droni i armatosur më i kërkuar, mund të mbledhë informacion në lidhje me pozicionin e forcave armike, mund të drejtohet drejtpërdrejtë ndaj aeroplanëve luftarakë drejt objektivit dhe bartjes. Droni në fjalë është në gjendje të organizojë vetë sulme falë 4 raketave të drejtuara me laser.

Në lajmin e gazetës u nënvizua se sulmet e dronëve turq patën “rezultate befasuese” duke paralizuar sistemet antiajrore të kushtueshme dhe të rënda ruse “Pantsir” në Siri dhe Libi dhe raketat ruse “Aleksander” në Armeni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu