Leclerc: Ky ishte momenti kur kuptova se nuk fitoja dot titullin

E nisi sezonin 2022 si favorit për titullin kampion në Formula 1, sidomos pas garave të para, ku fitoi në dy nga tri sfidat e para. Megjithatë, me kalimin e kohës, për arsye të ndryshme, Charles Leclerc humbi shkëlqimin në pistë. Një pjesë të fajit e ka edhe Ferrari, që gaboi në shumë gara me strategjinë e saj, ndërkohë që gjërat morën për keq nga gara në garë.

Leclerc shpresoi për një kohë të gjatë se gjërat mund të ndryshojnë për mirë, por në një moment ai u dorëzua. Nga Japonia, ku po përgatitet për garën e radhës, ai zbulon momentin kur kuptoi se kishte humbur titullin.

“Pas garës së Belgjikës kuptova se nuk do ta fitoja titullin këtë sezon. Pas pushimit veror u rikthyem në pistë duke besuar te titulli, por gara e Belgjikës konfirmoi epërsinë e Red Bull”, tha Leclerc.

Diferencat ishin të mëdha dhe të parikuperueshme, ndaj aty hoqa dorë. Ky sezon na dha një leksion të mirë, pasi në shumë gara humbëm fitoren për gabimet tona. Gjithsesi, kjo është pjesë e punës tonë, por që na ndihmon të përmirësohemi në të ardhmen. Tani është më mirë që të mendojmë për të fituar sezonin e ardhshëm”, u shpreh piloti i “kokëkuqes”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu