Legjenda e United: Nuk e mendoja kurrë që CR7 do arrinte këto nivele

Vetëm pak ditë më parë Cristiano Ronaldo, kapi shifrën e 700 golave, në të gjithë karrierën e tij. Një shifër kjo shumë e madhe kur e mendon, por ndonëse disa as nuk mund ta imagjinojnë, portugezi ia doli të realizojë një numër kaq të madh golash.

Për 34-vjeçarin së fundmi ka folur një nga legjendat e Manchester United, siç është Ryan Gigs.

Uellsiani, kujton kohën kur të dy ishin pjesë e “djajve të kuq”, dhe thotë se nuk e kishte menduar kurrë se Ronaldo do të mbërrinte deri këtu.

“Nuk mund ta imagjinoja kurrë, se Ronaldo do të bëhej një nga golashënuesit më të mirë në histori të futbollit. Në ndeshjen e tij të parë, ai e kënaqi ekipin me disa driblime që bëri. Ai u rrit tek United dhe u bë një lojtar shumë i rëndësishëm, ku skuadra mund të mbështetej. Portugezi na fitoi shumë ndeshje, dhe u bë i rëndësishëm për të gjithë.

Ai dinte si ta ndryshonte lojën, luante në krahë dhe shpesh herë i poshtëronte kundërshtarët e tij. Të gjithë lojtarët e shkëlqyer shënojnë në ndeshje vendimtare, dhe ai e ka bërë gjithmonë atë, si me fanellën e United, Realit dhe tashmë me atë të Juventusit. Ronaldo duhet të quhet si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave”, tha Gigs.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu