Lepa Brena sonte në Kumanovë, janë paguar mijëra euro

Këngëtarja e njohur në hapësirat ish-jugosllave, Lepa Brena apo me emrin origjinal Fahreta Jahiç sonte do të këndojë në sheshin e Kumanovës, me rastin e 11 Nëntorit – ditës së çlirimit dhe 500 vjetorit të ekzistimit të këtij qyteti.

Koncerti do të fillojë në mbrëmje, ku paraprakisht do të dalin këngëtar vendas. Pas përfundimit të koncertit do të pasojë fishekzjarre në përfundimin e këtyre manifestimeve.

Mbrëmë këndoi këngëtari Xhenan Lonçareviq, ndërsa parmbrëmë ishte grupi i njohur Elita 5. Për këto koncerte dhe organizimet e ndryshme, komuna ka ndarë disa qindra mijëra euro.

Siç meson INA, vetëm për Lepa Brenën janë paguar honorare që supozohet të jenë nga 10 mijë deri në 15 mijë euro.

Ndërsa për pjesëmarrësit e tjerë shifra paksa më të ulta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu