Lëshohet urdhër-arresti për kandidaten amerikane për presidente

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë janë tronditur ditën e sotme pas lëshimit të një urdhër arresti për një nga kandidatet zyrtare për presidente.

Kandidatja e Partisë së Gjelbër është akuzuar për shkelje penale, pas një sjellje vandale në një protestë në North Dakota, raporton BBC.

Ajo është filmuar duke pikturuar me sprajt mbi një buldozer, ndërkohë që ishte në protestën mbi ndërtimin e gazsjellësit në Dakota.

Ndërkohë në një deklaratë të saj pas lajmit mbi lëshimin e arrestit, kandidatja për presidente Znj Stein ka thënë se ajo shpresonte që autoritetet amerikane, të ngrinin akuza kundër vandalizmit të vërtetë që po bëhej në Dakota dhe jo ndaj saj./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu