Letra e Ivanovit injorohet nga ndërkombëtarët

Brukseli ende nuk i është përgjigjur letrës së dërguar nga presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, i cili një ditë më parë kërkoi nga faktori ndërkombëtarë të dënojë platformën e përbashkët të partive shqiptare. Sipas TV Nova, të cilët thirren në deklaratën e ambasadorti të Francës, Christian Timonier, kjo letër do të shikohet të premten në Këshillin e Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Christian Timonier tha se Franca kërkon që kriza në Maqedoni të zgjidhet sa më shpejt dhe vendi ti rikthehet procesit të eurointegrimeve.

Ndërsa një porosi të fortë në drejtim të Shkupit zyrtar e ka bërë zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane e Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee. Ai një ditë më parë nga Kroacia deklaroi se SHBA-të janë të interesuara për stabilitetin dhe prosperitetin e shteteve të rajonit. Ai i ftoi të gjitha palët në Maqedoni të jenë të hapura ndaj kompromisit dhe bëri thirrje që të krijohet sa më parë qeveria e re./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu