Letra prekëse e një nëne për vajzën që do të bjerë në dashuri me djalin e saj

Për personin që do të bjerë në dashuri me djalin tim,
Unë nuk jam e sigurt kur do t’ja jap këtë letër.
Ndoshta disa dekada pasi të martohesh me tim bir, ose në një ditë të rastësishme, kur unë ta shoh të arsyeshme. Kurdo që ta marrësh këtë letër unë shpresoj të jem gjallë dhe e lumtur që të kam njohur.
Tani për tani ndihem sikur po bëj një budallallëk që po e shkruaj këtë letër. Djali im i vogël është në krevat, i mbështjellë me disa batanije dhe duket kaq i vogël në hapësirën e madhe të krevatit. E mbështolla mirë, i përkëdhela flokët që i kishin zënë ballin dhe u ula për të shkruar këtë letër për ty.

Kam dëgjuar shumë rrëfime nënash që thonë se fëmija im do të rritet shumë më shpejt nga ç’mund ta imagjinoj unë. Këmbët e tij shumë shpejt do të jenë në gjendje të zbresin vetë nga shtrati dhe përpara se unë ta kuptoj, ai do të flejë në një shtrat tjetër, në një shtëpi tjetër larg meje.
Dhe diku përgjatë rrugës, ai do të gjejë ty. Dhe gjithçka do të ndryshojë.
Tani ai më zgjedh mua. Ai më zgjedh mua të luaj me gara makinash dhe t’i lexoj libra. I pëlqejnë ushqimet që i jap unë dhe dëshiron të jem personi i fundit që e puth para se të flejë.
Por një ditë, ai do të zgjedhë ty. Ai do të dojë të kalojnë ditët e tij jashtë me ty, të bëni aventura bashkë e të gatuajë për ty.
Tani sytë e tij mbushen me gëzim kur më sheh mua, por një ditë ata sy do të ndriçojnë për ty. Ai do të vërejë me detaje duart e tua, do të njohë në çdo imtësi fytyrën tënde dhe në zyrën e tij do të jetë fotografia jote.
Tani unë jam heroina e tij. Ai më kërkon ndihmë. Ai qëndron me mua kur është sëmurë.
Por një ditë, do të jesh ti heroina e tij. Kur të bëjë një pyetje, unë dhe ti do t’i japim mendime të ndryshme dhe ai do të dëgjojë ty. Do të jesh t’i ajo që do e bësh të ndihet mirë kur është i mërzitur ose i sëmurë.
Tani po i mësoj atij se si të jetë i sjellshëm. Unë dhe i ati po e mësojmë si t’i trajtojë njerëzit me respekt dhe dashuri. Shpresoj që një ditë ai këtë respekt dhe dashuri ta reflektojë tek ti.
Aktualisht po merrem me organizimin e festës së ditëlindjes së tij dhe po planifikoj pushimet.
Një ditë, do të jesh ti që do e kujtosh të më telefonojë kur të kem unë ditëlindjen.
Tani për tani, ai ndihet si në shtëpi kudo që të jetë me mua, por një ditë shtëpia për të do të jesh ti.
Dhe e gjithë kjo është e mrekullueshme në fakt. Është nder i madh të jem nëna e këtij djaloshi, ta ndihmoj e ta udhëheq se si të behet personi me të cilin ti do të biesh në dashuri. Do të jetë nder për mua të të njoh edhe ty .
Shpresoj që bota do të jetë një vend më i mirë kur ju të njihni njëri-tjetrin. Mund të duket e panevojshme kjo deklaratë, por nëse ti e trajton mirë tim bir dhe e bën të lumtur, unë do të të dua pa marrë parasysh racën, përkatësinë etnike apo fenë tënde, do të dua siç dua fëmijët e mi.
Të premtoj se do të përpiqem të gjej një ekuilibër mes të qënit e pranishme në jetën tuaj dhe të qënit e dobishme pa i kaluar kufijtë.
Premtoj se do të përpiqem mos të të jap këshilla nëse ti s’mi kërkon.
Ndërsa ti kur të kesh rënë në dashuri me djalin tim të siguroj se do kuptoh çfarë ka pas syve të shndritshëm të tij, do të pëlqejë zëri i tij siç më pëlqen mua dhe do të qeshësh me shakatë e tij ashtu si unë.
Dhe si mund të mos e dua personin që ka ndërtuar gjithë këtë me djalin tim?
Por tani për tani që unë e kam para se të bëhet i joti, do të shijoj çdo moment, çdo puthje, çdo shtrëngim.
Dhe një ditë kur ju të dy të duheni me njëri-tjetrin unë do të jem aq shumë krenare.
Do te jem krenare për personin që kam rritur, për personin që ai ka zgjedhur të kalojë jetën dhe krenare që jam nëna e tij.
Me dashuri,
Unë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu