Lëvizja BESA: Autoritetet dhe partia në pushtet të mbajnë përgjegjësi, kërkon edhe dorheqjen e kryetarit të Shkupit

Pas vërshimeve që kapluan qytetin e shkupit me rethinë doli në deklaratë për shtyp Lëvizja BESA nëpërmjet sekretarit të saj Afrim Gashi, i cili ndër të tjera tha se nuk është mirë që faji për këto vërshime ti përshkruhet Zotit, dhe se menaxhimi i shiut në tokë është detyrim i njerëzve dhe i autoriteteve, transmeton InfoShqip.com

Nga kjo Lëvizje thonë se fakti që disa herë ka pasur paralajmërime se kjo gjë mund të ndodh në atë rajon, është dëshmi e bollshme që Prokurori Publik të ngrejë hetime. Për Lëvizjen BESA është pamje neveritëse, qëndrimi i kryetarit të OBRM-PDUKM për vizitë në Hasanbeg, i shoqëruar nga aktivistët e tij të BDI, të cilët për 10 vite radhazi, kanë votuar buxhete gati 1 miliardësh për projektin “Shkupi 2014”, dhe nuk kanë votuar asnjë buxhet për parandalimin e kësaj katastrofe. Ata i bëjnë thirrje Qeverisë që në mbledhjen e tyre të parë të ndajë mjete nga anulimi i vendosjes së kafazit të majmunit apo ndonjë kalë në sheshin e Shkupit, dhe ato para të destinohen në rregullimin e plotë të infrastrukturës së vendbanimeve të përmbytura.

“Në aspektin politik, është e pritshme që kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, kryetari i komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi, dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, të japin dorëheqje në shenjë të përgjegjësisë politike dhe morale, ngase kanë dështuar me menaxhimin e infrastrukturës përkatëse. Së treti, po ashtu në aspektin politik dhe moral, do të duhej që dorëheqje të japë edhe ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ahmeti, sepse ai e mbulon resorin që është përgjegjës për të parandaluar katastrofat e këtilla. Natyrisht, përgjegjësi politike duhet të bartë edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti, i cili dhjetëra herë ka mbledhë vota në atë zonë duke premtuar kanalizime dhe ujësjellës dhe kurrë nuk e ka mbajtur atë premtim.”, ka deklaruar Sekretari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi./InfoShqip.com

Video plotë e press konferencës:

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu